Parler po kthehet në Google Play Store mbi një vit pasi u hoq nga Google pas trazirave të Kongresit të SHBA-së të janarit 2021.
Ky aplikacion i medieve sociale ka fituar popullaritet me konservatorët amerikanë. Siç bëhet e ditur u lansua në vitin 2018 si një alternativë ndaj platformave të tjera të medieve sociale sikurse Twitter, transmeton Telegrafi.
Aplikacioni fitoi tërheqje nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Sidoqoftë, aplikacioni Parler u hoq nga disa platforma kryesore të teknologjisë për dështimin e tij në monitorimin e përmbajtjes së dhunshme që besohet se ka çuar në sulmin ndaj Kapitolit të SHBA-së nga mbështetësit e Trump.
Sipas Reuters, aplikacioni Parler po rikthehet në Google Play Store pasi thuhet se ka marrë disa masa për të përmirësuar moderimin e përmbajtjes së saj.
Një zëdhënës i Google deklaroi se aplikacioni tani përmban opsionin për të bllokuar përdoruesit abuzues dhe për të hequr përmbajtjen që mund të nxisë dhunë. Aplikacioni është modifikuar në mënyrë thelbësore për të qenë në përputhje me politikat e Play Store. Shërbimi u kthye në Play Store të premten. /Telegrafi/