Telegrafi

Parlamenti voton buxhetin, opozita nuk merr pjesë në votim

Megjithatë në buxhet u përfshinë edhe dy propozimet e paraqitura nga deputetët socialistë Andis Harasani dhe Arben Malaj, që kishin të bënin me rimbursimin e kasave fiskale dhe të kufirit të investimeve buxhetore në 33 për qind.

Kërkesa për uljen e deficitit me 2.5 për qind u rrëzua me 71 vota kundër, 2 pro dhe 1 abstenim. Në diskutimet në parlament pati debate të ashpra midis pozitës dhe opozitës dhe sipas medies në Tiranë, deputetët Luciano Boçi dhe Ilir Bejtja kaluan deri në përplasje me grushta.

Debate me tone të nxehta pati edhe midis kryeministrit Berisha dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci lidhur me situatën në Shkodër, ku Ruci kërkoi që parlamenti të merrej ekskluzivisht me këtë çështje dhe me masat e marra nga qeveria. /Telegrafi/