Parlamenti turk ka miratuar sot një ligj mbi rregulloren e re për zgjedhjet, derisa opozita pretendon se ky ligj i hap derën manipulimit zgjedhor dhe rrezikon zgjedhjet e planifikuara të mbahen në vitin 2019, raporton Reuters.
Pas miratimit të këtij ligji, shpërtheu dhuna në korridoret dhe sallat e ndryshme të Parlamentit mes deputetëve të shumicës dhe opozitës, transmeton Telegrafi
Bordit të Lartë Zgjedhor autoritetin të shkrijë zona zgjedhore, si dhe të zhvendosë kutitë e votimit drejt zonave të tjera. Gjithashtu, fletët e votimit do të pranohen pa vulën e komisionit zgjedhor vendor.
Ligji i ri mbi rregulloren e zgjedhjeve, i jep autoritet Bordit të Lartë Zgjedhor të shkrijë zona zgjedhore, si dhe të zhvendosë kutitë e votimit drejt zonave tjera.
Fletët e votimit që nuk janë të vulosura nga komisioni zgjedhor do të pranohen – duke nxitur reagime nga monitoruesit e zgjedhjeve.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë do të lejohen të futen në një qendër të vendvotimit nëse ftohen nga ndonjë votues, preventivë kjo që sipas zyrtarëve qeveritarë është e dizajnuar për të parandaluar kërcënimet nga Partia e Punëtorëve Kurdë (PKK) në zonën juglindore të vendit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4wDOohhly6M