Telegrafi

Parlamenti turk miraton sulmet në Irak

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdohan, ka thënë se nuk ka plane për sulme të menjëhershme, por administrata rajonale autonome kurde tha se vota pro përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Pas deklarimit të rezultatit të votimit, presidenti Bush i bëri thirrje Turqisë të mos fillojë ndonjë inkursion ndërkufitar. Në një konferencë shtypi në Washington, Bush tha se sulme te tilla nuk do të ishin në interesin e Ankarasë. /bbc/