Një skenë aspak e këndshme në Parlamentin e Tunizisë është kapur nga kamerat e televizioneve lokale, ku deputetët nuk hezituan të grushtohen.
Ishte Abir Moussi, kryetare e një partie politike dhe njëherit deputete e Parlamentit të Tunizisë, që u godit nga një koleg i saj sapo e përfundoi fjalimin dhe po kthehej në vend nga foltorja, transmeton Telegrafi.
Sahbi Smara, deputet i pavarur i partisë PDL, pa u menduar dy herë iu vërsul duke e goditur pa ndërprerë me grushta në fytyrë e kokë.
Parlamenti i Tunizisë shpesh ka qenë “arenë përplasjesh verbale” mes deputetëve laik dhe atyre fetar që nuk kanë fshehur kundërshtimet – madje me raste ka pasur tentime për qërim hesapesh jashtë ndërtesës së Parlamentit. /Telegrafi/