Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, tanimë gati një muaj organizon Natën e Filmit. Sipas kryetares së Parlamentit Studentor, Donika Kamberi, ky aktivitet ka për qëllim shfaqjen e filmave të ndryshëm, çdo të hënë në mbrëmje, dhe do të zgjasë deri në përfundimin e semestrit veror, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi ynë është që kjo iniciativë të vazhdojë në mënyrë tradicionale. Është një aktivitet që e kanë pranuar mirë studentët dhe deri më tani në çdo film që e kemi shfaqur, interesimi i studentëve edhe i profesorëve për t’i ndjekur ka qenë i jashtëzakonshëm. Struktura e Parlamentit Studentor që unë e drejtoj mbetet e përkushtuar në realizimin e iniciativave dhe ne do të mbështesim çdo iniciativë që është në interesin madhor të studentëve”, tha Donika Kamberi.
Nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës njoftojnë se në të ardhmen do të realizohen edhe shumë aktivitete të tjera studentore, bashkë me organet e Parlamentit Studentor që funksionojnë në të gjitha fakultetet e UT-së./Telegrafi/