Site icon Telegrafi

Parlamenti Studentor: Favore seksuale në këmbim të notës, Rexhep Osmani nuk është i vetmi

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është i shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Edukimit, ku profesori Rexhep Osmani ka ngacmuar studenten e tij, duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të notës, duke konsideruar se ngjarjet e tilla janë të rënda për Universitetin, studentët dhe gjithë shoqërinë.

Parlament Studentor ka kërkuar nga studentët që rastet e tilla t’i raportojnë, sepse ky nuk është i vetmi rast qe ka ndodhur.

“Ka raste të tjera që studentët hezitojnë t’i raportojnë ose kanë frikë nga ndëshkimi/hakmarrja e kryesve të këtyre veprave të shëmtuara të cilët mund të jenë çka do, por jo Profesor. Parlamenti Studentor kërkon nga menaxhmenti dhe nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, që të merr masa ndajprofesorit në fjalë i cili ka shkelur çdo normë etike dhe profesionale, duke e dëmtuar edhe imazhin e UP-se, në të kundërtën ne së bashku me studentët e UP-së reagojmë duke përdorur çdo formë të kundërshtimit për ndaljen e këtyre dukurive dhe largimin e këtyre profesorëve nga Universiteti i Prishtinës.

Ne së bashku duhet të kujdesemi që Universiteti i Prishtinës të jetë institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akad emik, kërkime shkencore dhe tëjetë kultivues i vlerave etike e morale”, thuhet në komunikatë.

Parlamenti Studentor thotë se nuk duhet lejuar që disa individë të njollosin dhe të hedhin poshtë mundin e profesorëve tjerë që kultivojnë vlera etike dhe morale. /Telegrafi/

Exit mobile version