Site icon Telegrafi

Parlamenti rus i uron ditëlindjen Putinit me 450 trëndafila

Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë tha sot se do t’i dërgonte presidentit rus, Vladimir Putin një dhuratë për ditëlindje, një buqetë me 450 trëndafila, një për çdo anëtar të dhomës.

Putin, i cili është në pushtet që prej 15 vitesh, mbush sot 64 vjeç.

“Le t’i dërgojmë atij buqetën me mirënjohje për punën e vështirë dhe me premtimin tonë që ne të gjithë do të punojnë me të për të mirën e Rusisë sonë të madhe”, tha deputetja ruse, Valentina Tereshkova e partisë në pushtet ”Rusia e bashkuar” gjatë një fjalimi, sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.

“Kryetari i Dhomës së Ulët, Vjaçeslav Volodin pyeti nëse ndonjë nga ligjvënësit kishte kundërshtuan dhuratën, por askush nuk e kishte kundërshtuar”, njoftoi Interfax.

Partia ”Rusia e bashkuar” fitoi një super mazhorancë në Dhomën e Ulët në zgjedhjet kombëtare të muajit të kaluar.

Partia në fjalë ka qenë e lidhur ngushtë me Putinin, edhe pse ai nuk është zyrtarisht anëtar.

Exit mobile version