Telegrafi

Parlamenti rumun miratoi referendumin për luftën kundër korrupsionit

Parlamenti rumun i hapi sot dritën jeshile organizimit të një referendumi në luftën kundër korrupsionit, i propozuar nga Presidenti, Klaus Iohannis, si reagim i projekteve qeveritare të kundërshtuara për lehtësimin e legjislacionit.

Tash mbetet që Presidenti i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis ta propozojë një datë dhe një çështje të saktë për këtë votim.

Miratimi nga Parlamenti u bë unanimisht dhe kjo ndodhi në ditët e protestave popullore më të mëdhatë që prej rrëzimit të komunizmit.

Mobilizimi popullor dhe kritikat e Bashkimit Evropian kanë detyruar kryeministrin, të shfuqizojë më 5 janar një dekret lehtësues për abuzime me pushtetin.