Site icon Telegrafi

Parlamenti i ri grek i jep besimin qeverisë Mitsotakis

Me duartrokitje kanë pritur deputetët konservatorë përfundimin e votëbesimit të qeverisë së re të kryeministrit Mitsotakis, që ajo ka marrë nga Parlamenti grek.

Pas deklaratave programatike të qeverise 158 ligjvënësit e partie qeveritare Demokracia e Re nga 300 të pranishëm në sallë, i kanë dhënë votën pozitive programit të Kryeministrit të ri grek, ndërsa kundër kanë votuar 142 deputetët e pesë partive të tjera opozitare.

Përveç debateve politike të deputetëve të kampeve kundërshtare me interes ishte edhe debati politik mes kryeministrit Mitsotakis dhe kreut të opozitës Aleksis Tsipras

“Z. Tsipras do t’ju kërkoja të hynit në makinën e kohës dhe të uleni me këmbë në tokë sot. Zgjedhjet u mbajtën më 7 korrik dhe i humbët ato. Dhe për shkak se përmendët shumë nga deklaratat e mia publike që kam përmendur, për fundin e populizmit, dua t’ju them se populistët dhe gënjeshtarë ju thotë shumica e popullit grek e tregoi këtë në zgjedhje”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Për katër vite rresht, na quanit gënjeshtarë nga mëngjesi në mbrëmje, por më e keqja e të gjithave sa keni bërë është se nuk ngurruat të përqafoni populizmin nacionalist, të mbronit ato ditë, nacionalizmin, përçarjen, aktet ekstreme dhe vini tashmë të na thoni se në këtë betejë elektorale ju e mundet populizmin”, i është përgjigjur Aleksis Tsipras, lideri i opozitës Syriza.

Ndërsa opozita ka kritikuar ashpër programin ekonomik të qeverisë dhe dygjuhësinë e konservatorëve sidomos në Marrëveshjen e Prespës, të cilën tashmë qeveria e konsideron si të mirëqenë, kryeministri Mitsotakis ka theksuar se qeveria e tij do ta bëjë Greqinë të qëndrojë vetë në këmbët e saj, duke e kthyer atë në një vend të shpresës dhe të progresit. /tch/

Exit mobile version