Site icon Telegrafi

Parlamenti i Kosovës jo funksional, me detyra të shumta (Video)

Në Kosovë, partitë politike të koalicionit qeverisës edhe të opozitës nuk kanë numër të mjaftueshëm të deputetëve për të çuar përpara synimet e tyre, ndërsa lufta politike ka pamundësuar shpesh edhe mbajtjen e seancave parlamentare.

Vëzhguesit e punës së Parlamentit thonë se në rrethanat kur nuk ka kushtet të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme, partitë politike duhet të kërkojnë një konsensus për të përmbushur agjendën legjislative, posaçërisht në çështjet që lidhen me reformat evropiane.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se vetë fakti që për një vit Kuvendi është vonuar me miratimin e pakos së ligjeve për gjyqësorin, dëshmon se kjo legjislaturë nuk është e aftë të përmbushë mandatin e saj.

Kjo thotë, ai ndodhë për arsye të ndryshme.

Ndërkaq, Artan Murati nga KDI thotë se Kuvendi i cili nuk funksionon mirë ka efekt negative edhe në jetën e përditshme të qytetarëve, pasi që punët e parlamnetit lidhen drejtpërdrejtë me jetën e popullit.

Ai thotë se nuk ka rrethana që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe se partitë duhet të arrijnë consensus.

LDK dhe Vetëvendosje po bojkotojnë tash e një kohë seancat e Kuvendit.

Kërkesa kryesore e tyre është shkuarja në zgjedhje të parakohshme./VoA/

Exit mobile version