Parlamenti në rajonin e Katalonisë, në Spanjë, ka miratuar mbajtjen e një referendumi për pavarësinë më 1 tetor, të cilin Madridi ka premtuar ta nxjerrë jashtë ligjit.
Partitë separatiste që mbajnë një shumicë të vogël, mbështetën ligjin e referendumit dhe kuadrin ligjor të nevojshëm për të krijuar një shtet të pavarur.
Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i ka kërkuar gjykatës kushtetuese të anulojë atë.
Ai do të zhvillojë një mbledhje urgjente të kabinetit të enjten dhe do të takohet me krerët e tjerë të partisë., ndërsa zëvendësi i tij, më herët akuzoi secesionistët për shkeljet e demokracisë.
Rajoni i pasur verilindor i Spanjës tashmë ka kompetenca autonome, por qeveria rajonale thotë se ka mbështetje popullore për ndarjen e plotë.
Qeveria katalane ka shumicën në parlamentin rajonal, të përbërë nga koalicioni separatist Junts pel Si (Së bashku për Po) dhe partia e krahut të majtë CUP. /tch/