Telegrafi

Parlamenti grek të premten do të diskutojë për marrëveshjen me Maqedoninë

Debati në Parlamentin e Greqisë për marrëveshjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit do të mbahet ditën e premte, shkruan gazeta greke “Prototema”.

Kryeministri Alexis Tsipras ka dërguar letër deri te kryetari i Parlamentit grek, Nikos Voutsis, duke kërkuar që kjo informatë të përcillet në mënyrë procedurale deri te partitë tjera parlamentare.

Sot, lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis ftoi kryetarin e shtetit Prokopis Pavlopoulos të ndvrhyjë që marrëveshja e arritur mes Zaev dhe Tsipras, para nënshkrimit, të kalojë në Parlamentin grek për të vërtetuar nëse shumica ka besim në këtë marrëveshje./Telegrafi/