Telegrafi

Parlamenti gjerman e miraton rezolutën për njohjen e gjenocidit ndaj armenëve

Parlamenti gjerman e ka miratuar rezolutën që vrasjen masive të armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore e konsideron ‘gjenocid’, raporton BBC.

Turqia e ka kundërshtuar ashpër këtë rezolutë të ‘Bundestagut’, ndërsa ka paralajmëruar se ky veprim do t’i rëndojë marrëdhëniet në mes të dy shteteve.

Armenët thonë se deri në 1.5 milionë banorë të tyre janë vrarë në masakrën e vitit 1915, ndërkaq autoritetet turke thonë se numri ka qenë shumë më i vogël.

Deri më tash janë mbi 20 shtete, përfshirë edhe Francën dhe Rusinë, si dhe Papa Françeskun që vrasjet e vitit 1915 i njohin si gjenocid. /REL/