Telegrafi

Parlamenti gjerman debaton për paketën e ndihmës për Greqinë

Më pas ndihma financiare për vendin e zhytur thellë në borxhe do të diskutohet në parlament.

Kabineti dha të hënën dritën e gjelbër për paketën e ndihmës prej 22,4 miliardë eurosh, e cila do të akordohet gjatë një periudhe trivjeçare.

Deri të premten paketa e ndihmës duhet të kalojë në parlament dhe Këshillin e Landeve.

Sipas planit Greqia do të marrë gjithsej 110 miliardë euro ndihmë financiare nga vendet e eurozonës dhe FMN-ja.

Edhe bankat private gjermane do të marrin pjesë në paketën e ndihmës, tha ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble.