Site icon Telegrafi

Parlamenti Evropian do të përgatitë listën e ”vendeve të sigurta”

Parlamenti Evropian (PE) ka filluar procedurat për përgatitjen e njëliste të përbashkët evropiane të ”vendeve të sigurta” në fqinjësinë e saj, ku duhet të gjenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, Transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse ndodh kjo, atëherë vendet e këtyre shteteve nuk do të mund të kërkojnë azil në BE. Me këtë veprim, PE-ja shpreson që të ulet trysnia e azilkërkuesve në vendet anëtare të BE-së.

Këtë nismë e ka inicuar Komiteti për drejtësi dhe liri të qytetarëve në PE, ndërkaq pritet që të ketë polemika se kush dhe si i plotëson kriteret për të qenë pjesë e kësaj liste./Telegrafi/

Exit mobile version