Parlamenti Evropian të mërkurën do të votojë për rezolutën për Maqedoni, e cila ka të bëjë me raportin e Komisionit Evropian për vitin 2016, njofton AIM.
Rezoluta propozuar nga eurodeputeti slloven Ivo Vajgl është në rend dite për votim, së bashku me rezolutën për Kosovën dhe Serbinë.
Gjatë kohës së sesionit të qershorit në Strasbourg, nuk është paraparë të debatohet para votimit, duke marrë parasyshe se eurodeputetët kanë debatuar për raportin dhe për situatën në Maqedoni./Telegrafi/