Site icon Telegrafi

Parlamenti Evropian do të inspektojë aferën “Panama Papers”

Parlamenti Evropian ka vendosur për ngritjen e një komisioni me qëllim inspektimin e dokumenteve “Panama Papers”. Votimi për ngritjen e këtij komisioni u votua nga 65 persona.

Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së e cila vazhdon në Strasburg, u mbajt një sesion në lidhje me dokumentet Panama.

Në votimin e kryer pas sesionit u pranua formimi i një komisioni prej 65 personash, inspektimi i dokumenteve si dhe hulumtimi për ndikimet ndaj vendeve anëtare të BE-së, shkruan AA.

Komisioni që do të ngrihet në kuadër të dokumenteve do të kontrollojë nëse janë përdorur për keq apo jo ligjet e BE-së.

Komisioni i cili do të inspektojë çështjet si pastrimi i parave dhe evazioni fiskal do të hulumtojë gjithashtu edhe nëse kanë shkelur apo jo ligjin e BE-së për informacionet e publikuara.

Gjithashtu komisioni pas afatit 12 mujor të inspektimit do të paraqesë në PE raportin në lidhje me çështjen.

Exit mobile version