Parlamenti Evropian e ka shqyrtuar mbrëmë vonë Raportin e Përparimit për Maqedoninë të vitit 2016 të përgatitur nga raportuesi Ivo Vajgl. Korrespondenti i AIM-së nga Strasburgu bën të ditur se rezoluta për Maqedoninë duhet të votohet në maj të këtij viti.
Thuajse në të gjitha diskutimet situata në Maqedoni është vlerësuar si ”shumë serioze”, kurse kriza politike vlerësohet si ”më e thellë”, me vlerësimin e përbashkët se ”e rrezikon perspektivën evropiane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Folësit apeluan që të ç’bllokohen proceset për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re. Disa eurodeputetë konsiderojnë se vendi vuan nga polarizimi dhe kultura e debatit.
Gjithashtu thirrje u bë për respektim të rezultatit të zgjedhjeve, kurse Ivanovit i kërkohet që të lejoj formimin e qeverisë, ndërkaq partitë politike të ndalojnë me ndezjen e zjarrit ndaj marrëdhënieve ndëretnike./Telegrafi/