Telegrafi

Parlamenti Evropian rregulla të reja për tregjet financiare

Mbikëqyrja për sektorin e sigurimeve do ta ketë selinë në Frankfurt, mbikëqyrja për bankat në Londër dhe ajo për bursat në Paris.

Nën drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane një i ashtuquajtur "këshill për riskun" do të mbikëqyrë të gjithë sistemin financiar. Kontrollorët e BE-së në rast krize mund të marrin vendime direkte për sipërmarrjet e mbikëqyrura.

Këtë kompetencë deri tani e kanë pasur vetëm autoritetet kombëtare të 27 vendeve anëtare. /Dw/Telegrafi/