Parlamenti Evropian (PE) ka kërkuar sot nga Komisioni Evropian që të zbatojë aplikimin e vizave për shtetasit amerikanë, si shenjë reciprociteti, pasi SHBA aplikimin e vizave ndaj disa shteteve të BE-së.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian, është diskutuar për vazhdimin e zbatimit të vizave nga SHBA-të ndaj disa shteteve që janë anëtare të BE-së.
Në një votim që është zhvilluar pas diskutimeve, kërkohet që KE-ja brenda dy muajve të bëjë hapat e nevojshëm për zbatimin e vizave për shtetasit amerikanë.
SHBA-të vazhdojnë të kërkojnë viza për qytetarët e Bullgarisë, Kroacisë, Qipros greke, Polonisë dhe Rumanisë, të cilat janë anëtare të BE-së.