Site icon Telegrafi

Parlamenti Evropian (PE) voton rezolutën për Maqedoninë

Plenary session in Strasbourg - Illustrations

Me 404 vota pro, 74 kundër dhe 29 mungesa, Parlamenti Evropian (PE) sot e ka votuar rezolutën për Maqedoninë, të përgatitur nga eurodeputeti Ivo Vajgl, raportues për Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dokumenti i votuar sot përmban edhe një udhëzim shtesë, i shtati me radhë, deri te Këshilli i Evropës (KiE) për të nisur bisedimet me Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Megjithatë, udhëzimi është i kushtëzuar. Në këtë dokument thuhet se vendi duhet patjetër të dalë nga rruga qorre e tanishme, të mbajë zgjedhje të drejta dhe demokratike sa më shpejtë që mundet, t’i kthehet rrugës së zbatimit të reformave për të hequr anash të gjitha pengesat për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Raportuesi Vajgl tha se Maqedonia gjendet në një kohë kritike, jo vetëm nga pritja e gjatë si kandidate për në BE, por edhe nga ballafaqimi me mijëra refugjatë në kufirin e saj.

Me këtë rezolutë, u bëhet thirrje liderëve politik që të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Përzhinos dhe reformat, që do t’i ndihmojë vendit të tejkalojë krizën politike, të organizojë zgjedhje të lira dhe të drejta më 5 qershor, që njëkohësisht do ta hapë rrugën për filimin e bisedimeve përafruese me BE-në.

Megjithatë, eurodeputetët kanë shfaqur shqetësimin e tyre për korrupsionin e gjërë, posaçërisht në administratën lokale dhe shtetërore, për prokurimin publik, si edhe për financimin e partive politike./Telegrafi/

Exit mobile version