Parlamenti Evropian me 539 vota nga 632 të pranishëm kanë votuar për pranimin e Kroacisë në Eurozonë.
Nga 1 janari 2023, ky vend do ta adaptoj përdorimin e euros si valutë.
Sipas njoftimit, PE-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kroacisë që të sigurohet që pas hyrjes së euros në përdorim, të mos ketë ngritje artificiale e çmimeve.
Prej kur është bërë anëtare e BE-së, Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në Eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit.
Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre, por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen.
Për momentin në Eurozonë janë 19 nga 27 vende anëtare të BE-së e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20. Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania. /Telegrafi/