Telegrafi

Parlamenti Evropian miratoi traktatin e Lisbonës

Legjislatura e BE-së votoi me 525 vota pro, 119 kundër dhe 29 abstenime në mbështetje të traktatit, që zëvendëson një projektkushtetutë, që është kundërshtuar nga votuesit francezë dhe holandezë në referendumet e vendeve të tyre në vitin 2005.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Margot Vallstrom, u tha deputetëve se traktati i nënshkruar në muajin dhjetor "fuqizon legjitimitetin demokratik të Evropës". /start/