Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se i është përgjigjur Parlamentit Evropian për përdorimin e fjalës “Maqedonishtja e Veriut” në faqen zyrtare të internetit.
Nga MPJ thonë se në vazhdimësi tregojnë për përdorimin e drejtë të emrit kushtetues të shtetit dhe shtetësinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
“Ashtu siç u jemi përgjigjur në mënyrë të duhur të gjitha mediave ndërkombëtare, grupeve etnike etj., të cilët kanë përdorur gabimisht ndonjë nga termat e përmendur, edhe ne i jemi përgjigjur Parlamentit Evropian për rastin konkret, duke kërkuar përdorimin korrekt të këtyre termave, në në përputhje me Kushtetutën dhe kartën e identitetit të vendit në Kombet e Bashkuara. Po ashtu, dëshirojmë të konfirmojmë se pas reagimit tonë, gabimi është korrigjuar menjëherë”, thuhet në MPJ.
Në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian thuhet se qeveria e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi.