Eduar Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl sot kanë kërkuar nga Gjorge Ivanov të respektojë vullnetin e shumicës së re parlamentare dhe të jep mandatin për qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Eurodeputetët kanë kërkuar edhe kapjen dhe dënimin e dhunuesve të Kuvendit të Maqedonisë.
Eduar Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl thonë gjithashtu se qeveria e re duhet të fillojë punë deri më fund të këtyre dy javëve duke i tërhequr vërejtjen kryetarit të shtetit që mos të bëjë ndalesa dhe mos të nxjerr nëpërkëmbëza për të penguar vendin në integrimet evropiane. /Telegrafi/