Egjipti ka bërë një paraqitje zhgënjyese në Kampionatin Botëror në Rusi, kur pritej shumë prej dyte e sidomos prej yllit Mohamed Salah.
Për parlamentin egjiptian, paraqitja e kombëtares është e pashpjegueshme dhe dështim i plot.
Ata do të nisni një hetim parlamentar për ta kuptuar se se ndodhi kjo, ndërsa tashmë ka dy pista kryesore.
Njëra pistë është se pse Federata e Egjiptit zgjodhi si bazë të saj Groznin, kur ndeshjet do të zhvilloheshin shumë larg kryeqytetit çeçen.
Pista e dytë ka të bëjë me situatën e pashpjegueshme të Mohamed Salah.
Ky i fundit u lejua të merrte pjesë në darkë me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, tortura dhe madje edhe vrasje.
Salah gjithashtu u shpall edhe qytetar nderi i qytetit të Groznit.
Në hotelin e ekipit gjithashtu raportohet se kanë hyrë dhe dalë persona të fuqishëm dhe të famshëm që kërkonin të takonin Mohamed Salah. /Telegrafi/