Site icon Telegrafi

Parlamenti bullgar miratoi dorëheqjen e kryeministrit Borisov

Parlamenti i Bullgarisë e miratoi sot dorëheqjen e kryeministrit, Boiko Borisov, i cili dha dorëheqje, pasi javën e shkuar, Partisë Socialiste shënoi fitore në zgjedhjet presidenciale.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale nuk janë të lidhura me ekzekutivit, Boiko Borisov njoftoi se jep dorëheqje për shkak se partia e tij nuk ka mbështetje të mjaftueshme popullore.

Parlamenti sot miratoi dorëheqjen e tij me 218 pro dhe asnjë kundër.

Borisov, partia e të cilit ka triumfuar në të gjitha zgjedhjet nacionale gjatë dekadës së fundit, u tha ligjvënësve se votimi për President i dha një sinjal të qartë se shoqëria dëshiron një ndryshim.

Ai tha se do të sigurojë një tranzicion të qetë dhe do të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re, transmeton KosovaPerss.

Exit mobile version