Telegrafi

Parlamenti britanik rifilloi seancën plenare pas sulmit

Parlamenti britanik rifilloi sot seancën plenare pas atentatit që shënjestroi Westminsterin në Londër duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur.

Parlamentarët mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave, në orën lokale 09:33 raporton AFP.

Një tjetër ceremoni u zhvillua në të njëjtën kohë para Scotland Yard, disa qindra metra më larg, në nderim të policit të vrarë si pasojë e sulmit.

“Të paktën tre persona, mes të cilëve një polic u vranë dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën dje pas një sulmi terrorist para Parlamentit britanik në Londër”, njoftoi policia.

Kryeministrja britanike, Theresa May shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre pas sulmit terrorist të ndodhur para Parlamentit. /kp/