Site icon Telegrafi

Parlamentari i Skocisë mungoi në seanca pasi ishte gjyqtar në Ligën e Kampionëve

Parlamentari nga radhët e Partisë Konservatore në Skoci ka humbi seancën në një komision parlamentar pasi ishte duke gjykuar ndeshje në Ligën e Kampionëve. 

E gjithë kjo ka bërë që t’i kërkohet Douglas Ross të jep dorëheqje nga posti i tij si zëdhënës i partisë.

Ai ishte asistent i parë në ndeshje e madhe në mes të Sporting Lisbonës dhe Real Madridit të martën në mbrëmje.

Por në të njëjtën kohë ai është dashur të jetë prezent në një takim të komitetit të drejtësisë në Parlamentin skocez.

Anësori Ross në Ligën e Kampionëve

Ross fiton deri në 40.000 funte në vit si gjyqtar futbollit, në bazë të asaj që është regjistruar në Parlamentin skocez ku tregohen edhe të ardhurat, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu është këshilltar i Këshillit Moray dhe udhëtimi i tij për në Portugali nënkuptoi se ai humbi edhe takime të tjera të Parlamentit, të martën.

Ai i gjykon ndeshjet edhe si kryesor

Parlamentari skocez, Ben Macpherson, thotë se nuk është hera e parë që Rossit i ka penguar referimi në punën e tij parlamentare.

Është raportuar më parë se ai humbi edhe një votim kyç në parlament, kur ai ishte në Zvicër duke marrë pjesë në trajnimin për gjyqtarët e Kupës së Botës.

Gjatë një ndeshje futbolli

Macpherson ka thënë: “Arroganca dhe mosrespektimi hapur i ‘tre vendeve të punës’ për Tory Douglas Ross është thjesht tronditës”.

Tashmë kërkohet që ai të dëbohet nga vendi i punës në parlament. Mbetet të shihet se Ross a do ta lërë referimin apo do të vazhdojë ta bëjë këtë punë që e bënë mjaftë mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version