Telegrafi

Parlamentaret propozojnë embargo për mallrat e Serbisë

Gjatë një takimi të këtij komisioni është diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s dhe respektimin e standardeve gjatë zbatimit të akteve për tregti me naftë dhe derivate të naftës. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë problem që ka dalë me Serbinë dhe Bosnjën, mirëpo kjo është java e fundit që jemi duke punuar që të ndërmarrim masa. Për produktet e Bosnjës do të jetë masa prej 10 për qind (doganë), ndërkaq me Serbinë ekziston mundësia e masave të njëjta, siç ka bërë ajo me mallrat e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/