(E plotësuar) Protesta që po zhvillohet para godinës së Parlamentit deri në këto momente ka qenë e qetë, por në këto momente një grup protestuesish ka tentuar të çajë kordonin e policisë, shkruan topchannel.
—————————————————————————
“Parlament i krimit”, protestuesit hedhin shishe e sende ndaj policëve në Tiranë (Video)
Tensione e shashka tek parlamenti shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të çajnë radhët e policisë dhe kanë hedhur herë pas here tymuese.
Qytetarë të shumtë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e mazhorancës.
Ata kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.
Mes protestuesve janë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si dhe përfaqësues të tjerë politikë të opozitës. Ndërkohë brenda parlamentit vijon seanca plenare.
Ndonëse nuk ka tel me gjemba, masa të shumta sigurie janë marrë nga forcat e rendit të cilat janë vendosur në disa radhë.
Opozita vendosi të protestojë sot sapo Konferenca e Kryetarëve mori vendim të zhvillonte seancën e së enjtes së kaluar pasdite në orën 17:00.
Megjithëse është një protestë e paparalajmëruar dhe pa marrë leje, Policia e Tiranës ka marrë gjithë masat për mbarëvajtjen e saj dhe sigurinë e institucionit të parlamentit. /bw/oranews/