Site icon Telegrafi

“Parkuan” Mazdën brenda furgonit për të kursyer

Dy burra nga Kazakistani vendosën të kursejnë para dhe vendosën ta “parkojnë” makinën e firmës Mazda në furgon. Pasi dështuan ta fusin brenda pasi furgoni ishte i ngushtë, vendosën që Mazdën ta ngarkojnë anash.

Rrezikun nga gërvishtjet e mundshme e mënjanuan duke përdorë peshqirë. Rruga drejt shtëpisë për Konstantyn Krolin dhe Cezar Chmielewskin përfundoi kur i ndaloi policia në Bargthheid të Gjermanisë.

“Nuk e kam të qartë pse na ndaloi policia. Gjithçka ishte në rregull dhe e sigurt. Nuk kishim asgjë gabim. Rruga deri në Kazakistan është e gjatë ndërsa çmimi i benzinës i lartë. Nuk kishim rimorkio kështu që vendosëm që makinën ta fusnim në furgonin e Cezarit. Dëshiruam vetëm të kursejmë para”, tha Konstantyn për gazetën gjermane “German Herald”.

“Kjo është situatë bizare. Nuk e kuptoj si kanë arritur ta ngarkojnë Mazdën në furgon. Është shumë vështirë. Çfarë është më e habitshme është fakti se makina nuk kishte pësuar asnjë gërvishtje. Nuk lejohet transportimi i tillë i makinave. Kjo është e rrezikshme për pjesëmarrësit tjerë në trafik. Furgoni ka mund të rrokullisej në çdo moment”, tha një zëdhënës i policisë gjermane. /Telegrafi/
 

Exit mobile version