Një park i knë Bedfordshire të Anglisë ka mirëpritur një antilopë ‘bongo’, një nga kafshët më të rrezikuara në planet, në atë që thotë se është një “sukses i madh” për përpjekjet globale të ruajtjes.
Bëhet e ditur se bongo malore është gjuajtur pothuajse deri në zhdukje në natyrë, me më pak se 100 të mbetura.
Parku tha se nëna antilopë dhe i vogli i saj po mbahen aktualisht brenda për t’u dhënë atyre kohë për t’u lidhur dhe për t’u forcuar, shkruan skynews.
“Ndërkohë, bongo ka vjedhur plotësisht zemrat e rojtarëve me veshët e tij të mëdhenj, natyrën e turpshme por gjithnjë e më të sigurt”, tha parku.
Ndryshe, bongo malore lindore klasifikohet si e rrezikuar në mënyrë kritike nga Lista e Kuqe e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. /Telegrafi/