Site icon Telegrafi

Parku meksikan ofron eksperiencën e përafërt, me atë që përjetojë emigrantët gjatë kalimit të kufirit (Foto)

Vizitorët e një parku meksikan, mund të përjetojnë eksperiencën e përafërt, me atë të emigrantëve që e kalojnë ilegalisht kufirin me Shtetet e Bashkuara – me gjithë krizën e vazhdueshme të migrimit me kufirin jugor.

Atraksioni në EcoAlberto quhet ‘Ecja nëpër natë’ dhe kushton 17 dollarë për ‘pakon normale’ derisa ata që duan të përjetojnë ‘versionin ekstrem’ që zgjatë pesë orë, duhet të paguajnë 24 dollarë, transmeton Telegrafi.

Vizitorët japin emrat dhe hipin nëpër kamionë, që të nisen për në kufirin e supozuar. Në fakt, El Alberto e Meksikës, ndodhet afro 1,300 kilometra larg kufirit amerikan.

Zjarri pranë kufirit të supozuar

Ata e ndjekin Panchon – që i udhëzon turistët apo ‘kajotët’ – në atë që besohet të jetë afro pesë për qind e përvojës, që përjetojnë emigrantët e vërtetë, kur kalojnë nëpër Rio Grande.

“Rrugëtimi ynë do të jetë i vështirë. Duhet të kalojmë nëpër baltë, tunele, kanione, zjarre, bimë helmuese, gjarpërinj dhe merimanga. Vetëm mendoni për një minutë, nëpër çfarë kalojnë emigrantët… ata janë të uritur dhe të etur, ndërsa iu duhet të qëndrojnë sipër trenave, apo nëpër shkretëtira të ftohta”, ka thënë Pancho para nisjes.

Në fund të ushëtimit të simuluar, një roje e rrejshme kufitare, përpiqet t’i zë disa prej tyre dhe ata detyrohen të ikin nëpër barrierat e rrejshme.

Sipas sekretarit të parkut, Purificacion Alvarez kjo është një eksperiencë unike, që nuk ofrohet nga ndonjë park tjetër, simulim i cili tregon vuajtjet e emigrantëve, që duan të ikin për një jetë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version