Duket se ka mjaftë kohë derisa të fillojnë festat e fundvitit, por njëjtë nuk mendojnë edhe kompanitë e marketingut që i kanë filluar përgatitjet që tani.
Një hapësirë e parkut Islington në Londër, është mbuluar me shtresë të bardhë që imiton borën, në mënyrë që të bëhen filmimet për një reklamë, transmeton Telegrafi.
Materia për fikjen e zjarrit e ka mbuluar tërë hapësirën përfshirë edhe një karrige parku, ndërsa në sfond janë vendosur panele të bardha. Në vendin e ngjarjes është parë edhe një helikopter i mbushur me dhurata dhe një modele me veshje të kuqe.
Nuk bëhet e ditur si do të duket reklama e Mark & Spenser, që është punuar dhe do të lansohet për festat në fund të vitit. /Telegrafi/