Në parkun e qytetit Ningbo të Kinës, mund të vizitohen brenda ditës, 50 nga imitimet e objekteve më të famshme në botë.
Prej Koloseumit, Sfinksit, Big Benit e deri te Statuja e Lirisë, të gjitha mund të shihen duke bërë ‘vetëm disa hapa’, transmeton Telegrafi.
Megjithëse punimet janë bërë nga materiale moderne, ato janë gërryer dhe lyer që të duken si origjinali.
Piramidat, Akropolisi, Koloseumi dhe Porta Triumfale janë në një hapësirë me statujën e famshme të New Yorkut. Punimeve nuk iu mungon as një mur afro një kilometër që e imiton Murrin Kinez.
Pos këtyre objekteve, kompleksi gjigant ka edhe tren lodër që arrin shpejtësi të lartë, si dhe një ujëvarë artificiale për lëshim me barkë. /Telegrafi/