Site icon Telegrafi

“Parku i seksit” në Kinë në shënjestër të kritikave

Parku “Toka e dashurisë” do të duhej të hapej zyrtarisht në muajin tetor në Chongching në jugperëndim të Kinës, por kritikët e saj shpresojnë se kjo nuk do të ndodhë kurrë, shkruan gazeta në botimin e saj në gjuhën angleze.

Përveç pamjeve të cilat i janë dedikuar historisë së seksualitetit dhe teknikave të bërit dashuri, në park do të paraqitet një statujë e madhe e organit të poshtëm të femrës e cila nuk është për shije e çdokujt – me këmbë të hapura dhe brekë miniaturale të cilat pothuajse nuk fshehin asgjë.

Policia i është bashkuar kritikëve të shumta në internet. "Ato gjëra janë të zbuluara së tepërmi. Më vjen turp t’i shoh kur jam me shoqëri", ka thënë policja Liu Daiwei.

Në mbrojtje të tij, drejtori i parkut Lu Xiaoching ka sqaruar se “Toka e Dashurisë” duhet “t’u ndihmojë njerëzve të kanë jetë seksuale me harmoni".

"Seksi është temë tabu në Kinë, por njerëzve me të vërtetë u nevojitet më shumë informata për të", ka shtuar ai.

Exit mobile version