Site icon Telegrafi

Parku i Qytetit, zonë e krimit

Një djalosh rreth moshës 14-vjeçare ka marrë lëndime serioze, pasi që është rrahur nga disa bashkëmoshatarë të tij në Rrugën “Svetozar Markovic” të Prishtinës.

Krejt afër kësaj rruge ndodhet Parku i Qytetit, prej nga banorët thonë se burojnë një sërë dukurish negative, duke filluar nga sulmet fizike e deri te konsumimi e shitja e substancave narkotike, raporton KTV.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe ata që përkujdesen për parkun, pa dashur të flasin para kamerës, por edhe pensionistë që kalojnë shumicën e kohës në hapësirat e parkut, transmeton Koha.net.

Ata shprehen se aty qëndrojnë vetëm gjatë ditës, pasi që në orët e mbrëmjes, nuk e preferojnë as të kalojnë andej, pasi që ndihen të pasigurt, derisa në disa hapësira mungon edhe ndriçimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se ky institucion mirëpret kërkesat dhe është i interesuar për bashkëpunim më të madh me qytetarët.

Zona e parkut është zonë që patrullohet rregullisht nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shton Kelani. /Telegrafi/
 

Exit mobile version