Telegrafi

Parku i Biznesit punëson 1000 persona

Kryeshefi i Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme Naser Grajqefci tha se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillime e bizneseve që do të vendosën në këtë park.

Hapja e këtij parku sipas Grajqefcit, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ndërkohë, Nexhat Demaku, kryetar i komunës së Drenasit, tha se me hapjen e këtij parku do të punësohen 1 000 persona, dhe kjo sipas tij do të ndikojë shumë në uljen e papunësisë në komunën ku ai udhëheq.

Fillimi i këtij projekti, ka nisur qysh në qeverisjen e AAK-së, dhe i njëjti nuk ka përfunduar deri më tani. /Telegrafi/