Site icon Telegrafi

Parku i Biznesit në Drenas katër ditë pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët e Parkut të Biznesit në Drenas se duke filluar nga sot e deri të dielën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë arsyet e ndërprerjes janë kryerja e punimeve në stacionin e pompimit në fshatin Vragoli.

“Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është se, në stacionin e pompimit në fshatin Vragoli kemi punë të planifikuara rehabilituese të objektit. Pasi nuk kemi alternativa të tjera, teknikisht nuk mundemi të furnizojmë ,’ Parkun e Biznesit’ , me ujë të pijshëm. Punët e planifikuara përfshijnë, rehabilitimin e rezervuarit si dhe vendosjen e një pompe të dytë”, thuhet në njoftim.

Në fund, KRU “Prishtina” kërkon mirëkupton për këtë ndërprerje. /Telegrafi/

Exit mobile version