Një nga destinacionet kryesore turistike për Qarkun e Vlorës është parku arkeologjik i Amantias.
Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social “Facebook”, ndau një video me mbresat e disa turistëve të huaj që kanë vizituar këtë vend.
Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.
Në shekullin e III-të p.e.s. qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.
Në vitin 268 p.e.s., qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit. /ATA/