Telegrafi

Parkon automjetin, mbi të fqinjit!

Pronarin e Chryslerit, Robert Den-Hartog, mësues në shkollën fillore, e ka zgjuar nga gjumi një zhurmë e pazakontë, për të zbuluar se automjeti i tij i parkuar me vlerë prej mbi 10.000 euro, është tërësisht i shkatërruar. Ai menjëherë ka thirrur policinë.

Den-Hartog i cili jeton me bashkëshorten e tij Claire nuk ka mundur tu besoj syve të vet: “Gruaja ime dhe unë sapo ishim shtrirë, diç më herët se ora 11 e natës. Veçmë më kishte kapluar gjumi kur të dyve na zgjoi një zhurmë shumë e fuqishme. U nervozova shumë sepse tani më duhet të kërkojë një automjet të ri, ky më nuk ka gjasa të rregullohet!”