Ka pak ditë që kompani të autorizuara nga komuna e Prishtinës, në rrugën “Ilaz Kodra“, në Prishtinë, kanë shënjuar hapësirat ku mund të lëvizin personat me biçikletë, por si duket kjo nuk po kuptohet nga drejtuesit e automjeteve.
Ata parkojnë automjetet e tyre pikërisht në vendin e paraparë për të lëvizur me biçikletë në këtë rrugë.
Përndryshe, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se puna ende nuk ka përfunduar, pasi përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave.
“Është e vërtetë që çfarëdo hapësirë që ja u lejojmë veturave do të na e marrin”, ka shkruar ai. /kp/