West Bromi i shokoi të gjithë kur në fushë u vendosën në skemën 2-1-7 para se të fillonte takimi, për të qëndruar më pas të gjithë pothuajse në defanzivë.
The Baggies e filluan takimin ndaj Liverpoolit jo me një, por me pesë anësor në krahun e djathtë të fushës.
Skuadra që drejtohet nga Sam Allardyce më pas e ‘parkoi autobusin’ duke i vështirësuar Liverpoolit lojën e tyre të zakonshme.
Edhe pse ishin të kthyer të gjithë në mbrojtje, lojtarët e WBA-së nuk arritën të ndalonin Sadio Manen që të shënonte në portën e tyre.
Por, Big Sam arriti të shënonte dhe t’i merrte një pikë Liverpoolit, edhe pse për 16 minuta nuk kishin arritur të bënin një pasim të vetëm.
Posedimi i topit nga fundi i takimit ishte 84 për qind për The Reds derisa WBA kishte vetëm 16 për qind, mirëpo rezultati ishte në fund për ta pozitiv. /Telegrafi/
16 minutes in and six West Brom outfield players have completed no passes between them.
— Richard Jolly 🇺🇦 (@RichJolly) December 27, 2020