Telegrafi

Parkoi veturën pranë një hidranti, zjarrfikësit “i dhanë një mësim të mirë” (Foto)

Rrjeti i hidrantëve në rrugë sidomos nëpër qytete është i vendosur për një arsye, por shumë shoferë ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte qenë edhe një shofer që kishte parkuar veturën e tij, pranë një hidranti në Anaheim, SHBA.

Ai me gjasë nuk kishte paramenduar se të parkuarit e veturës pranë një hidranti do të mund të rrezikonte jetën e dikujt.

Kjo pasi që në rast të ndonjë zjarri pranë hidrantit, ai ka parandaluar ndërhyrjen në kohë të zjarrfikësve.

Si pasojë, pronari i një veture Nissan, ishte përballë me një “mësim të mirë”.

Përveçse dëmeve në veturën e tij, ai ka marrë edhe një gjobë për bllokimin e hidrantit, të cilën ia kishte shkruar policia dhe vetura, pas intervenimit të zjarrfikësve, është larguar. /Telegrafi/