Site icon Telegrafi

Parkoi veturën para kontejnerëve, banorët e Sarajevës i japin leksion shoferit të papërgjegjshëm – ia mbushin mjetin me mbeturina

Banorët e Sarajevës janë bërë kryelajm i mediave të rajonit, me një veprim që e kanë bërë këto ditë.

Ata e kanë mbuluar me qese të mbeturinave një veturë që ishte parkuar pranë kontejnerëve të mbeturinave – duke ua pamundësuar banorëve të një lagje t’i hedhin në kontejnerë mbeturinat, transmeton Telegrafi.

E ky veprim është bërë me qëllim që t’i shërbej si leksion edhe shoferëve tjerë të papërgjegjshëm, që parkojnë edhe në vendet ku ndalohet me ligj.

“Parkimi para kontejnerëve nuk lejohet”, thuhet në kumtesën e banorëve të një lagje në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version