Telegrafi

Parkoi veturën në gjelbërim, dënohet me 200 euro një person në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është dënuar me 200 euro një person i cili kishte parkuar veturën e tij në hapësirën me gjelbërim në kryeqytet.

Ahmeti më herët kishte postuar fotografinë e veturës së parkuar në pjesën e gjelbëruar, teksa kishte njoftuar se rastin do ta denonconte në Policinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Euro”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/