Telegrafi

Parkoi veturën mbi zebra, Sara Hoxha gjobitet nga Policia e Kosovës

Influencuesja e njohur shqiptare, Sara Hxoha, njëherësh partnerja e reperit Ledri Vula, e ka kaluar pasditen e së martës në Prishtinë.

Ajo është parë në shëtitje te Rruga B në lagjen Mati 1 të kryeqytetit, ku kishte dalë për shëtitjen e fëmijën e saj.

E teksa në një moment u ndal me veturën e saj, Sara parkoi në një vend të gabuar.

Sara Hoxha gjobitet nga Policia e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Ajo e la veturën mbi zebrat e këmbësorëve, me çka policët e rendit iu afruan dhe e gjobitën për veprimin e bërë.

Megjithëse ishte paralajmëruar nga kalimtarët e rastit që të mos parkonte aty, Hoxha kishte rrezikuar për pak çaste – gjë e cila i kushtoi me një gjobë nga Policia e Kosovës.

Sara Hoxha gjobitet nga Policia e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Telegrafi ka siguruar disa fotografi nga momenti ku shihen policët teksa shkruajnë dënimin për influencuesen e rrjeteve sociale.

Tentativat për një dakordim me policinë për t’i shpëtuar gjobitjes, duket të kenë qenë të kota. /Telegrafi/

Sara Hoxha gjobitet nga Policia e Kosovës (Foto: Telegrafi)