Pronari i një Audi është befasuar në mënyrë të pakëndshme pas kthimit nga pushimet.
Rudolf Mayer nga qyteti gjerman i Rothenburgut fluturoi për në Tajlandë, dhe la Audi Q5 të tij pranë aeroportit të Frankfurtit, transmeton Telegrafi.
Përmes internetit ka rënë në kontakt me kompaninë Skyway Parking, e cila ofron shërbime të mirëmbajtjes së veturave të parkuara dhe ka paguar 115 euro për tre javë parkim.
Në aeroport, ai ia dorëzoi çelësat e veturës një punonjësi të terminalit, por kur u kthye nga pushimet, Mayer kuptoi se Audi i tij ishte më i lëkundur se kur e kishte lënë, pra gjithçka tregon se dikush e drejtonte atë.
Pjesa e brendshme ishte pastruar, por ndihej era e tymit të duhanit dhe rezervuari kishte më shumë karburant sesa kur Mayer e kishte lënë.
Përveç kësaj, ai vuri re se vetura kishte bërë 2700 kilometra derisa ai ishte larg!
Ai ka tentuar të kontaktojë me këtë kompani dhe drejtori i ka kërkuar falje dhe i ka ofruar dëmshpërblim monetar, duke kërkuar që rasti të mos bëhej publik dhe duke këmbëngulur se ishte një “dështim sigurie”.
Mayer e refuzoi këtë dhe po padit kompaninë, dhe policia lokale po heton rastin. /Telegrafi/